Kinematografia e prillit, nga dokumentari mbi Greta Thunberg, te filmi me protagonist Russell Crowe

3 Prill 2021 | 12:04

Nëse jeni duke kërkuar për filma apo seriale për të kaluar kohën e lire, atëherë më poshtë janë listuar disa nga propozimet për këtë muaj.

“Concrete Cowboy”, Idris Elba

Një nga filmat më të shumëpritur është “Concrete Cowboy”, me aktorin, producentin dhe muzikantin anglez Idris Elba, një ngjarje ku tregohet se si një baba përpiqet të ketë kontakte me djalin e tij problematik.

Historia është përqendruar rreth një klubi hipizmi të quajtur “Fletcher Street Stables “në Filadelfia, anëtarët e të cilët kanë një traditë të gjatë rreth kaubojve dhe kalorësisë. Kalorësit lokalë mbajnë dhe kujdesen për kuajt dhe u mësojnë të rinjve të lagjes ta bëjnë të njëjtën gjë. Idris Elba është gjithashtu producenti ekzekutiv i filmit. Filmi mund të ndiqet në Netflix

“Kur kemi filluar të punojmë me filmin, ju e dini, thjesht, duke marrë parasysh se këto stalla kanë qenë atje për njëqind vjet dhe cili është roli i tyre për komunitetin, kemi hapur sytë dhe e kishim të qartë se duhet ta tregojmë këtë historinë, pasi ka të bëjë me komunitetin dhe ka një të vërtetë të përbashkët”, u shpreh Idris Elba

“Unhinged”, Derrick Borte

Merrni 100% adrenalinë me aktorin Russell Crowe në filmin e ri “Unhinged” ku përshkruhet  një incident aspak i zakontë rrugor gjatë një udhëtimi të frikshëm.

Djaloshi gjurmon nënën e vet, dhe i tregon  pa mëshirë se çfarë do të thotë të kesh një ditë të keqe. Filmi është shfaqur në kinema por është ndjekur shumë pak, për shkak të kufizimeve nga COVID-19. Ishte hera e parë që regjisori i filmit me origjinë gjermane, Derrick Borte punoi me aktorin Russell Crowe.

“Nuk e kisha idenë se çfarë më priste kur fillova të punoja me Russell, ai është me të vërtetë i shkëlqyeshëm, di të flasë dhe të ndiihmojë këdo në set”,  u shpreh Derrick Borte.

“Greta Thunberg: A year to change the world”

Tashmë mund të ndiqni jetën e aktivistes së famshme suedeze, Greta Thunberg. Dokumentari me tre pjesë titullohet ‘Greta Thunberg: Një vit për të ndryshuar botën’. Të tri seritë mund të ndiqen online.

Bäckström

Njihuni me detektivin e paskrupullt dhe arrogant suedez, Evert Bäckström.  Ai është i famshëm për zgjidhjen e 99% të çështjeve që lidhen me vrasje të cilat ai i ka marrë përsipër. Seriali bazohet në romanet e njohura suedeze të krimit, shkruat nga Leif G.W. Persson. Në sezonin e dytë, detektivi përballet me rastin më të vështirë që ka pasur ndonjëherë, ku një kafkë me vrima e shpuar nga plumbat gjendet në një ishull të pabanuar në arkipelag. Seriali mund të ndiqet online.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026