Kirby: SHBA do ta mbrojë Izraelin në rast të një sulmi nga Irani
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbrojtur Izraelin në rast të një sulmi nga Irani ndërsa ka shpresa për arritjen e një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gazë, tha të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.
Zoti Kirby tha për rrjetin televiziv izraelit “Channel 12”se ishte e vështirë që të parashikoheshin shanset e një sulmi, por Shtëpia e Bardhë i merr seriozisht deklaratat iraniane, shkruan VOA.
“Ne besojmë se ata janë ende të vendosur dhe të gatshëm për të ndërmarrë një sulm, nëse duan ta bëjnë këtë. Kjo është arsyeja se pse kemi një prani të fortë ushtarake në rajon”, tha ai.
“Mesazhet tona për Iranin nuk kanë ndryshuar dhe do të vazhdojnë të jenë të njëjta. Nuk ka asnjë arsye për të përshkallëzuar situatën. Nuk ka asnjë arsye për të filluar një lloj lufte që mund bëhet rajonale. Sidoqoftë, ne jemi të përgatitur për ta mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme”.
Irani është zotuar për një përgjigje të ashpër lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh. Teherani e ka fajësuar Izraelin për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit në kryeqytetin iranian muajin e kaluar. Izraeli nuk e ka mohuar apo pohuar përfshirjen e tij.
Dy aeroplanmbajtëse amerikane dhe një skuadër avionësh luftarakë të tipit F-22 ndodhen në gatishmëri në Lindjen e Mesme.
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç