English

Kirurgu Albert Troci: Mendohet që Italia të mos ketë më asnjë rast të ri me COVID-19 në fund të majit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistuar 812 viktima nga coronavirus dhe 1,648 më shumë të infektuar sesa dje. Por a po i mbështesin këto të dhëna prashikimet e ekspertëve?

- Advertisement -

Në një komunikim të drejtpërdrejtë nga Milano në studion e Ilva Now, kirurgu Albert Troci thotë se në këto momente kurba është e vështirë të analizohet pasi ka shumë projeksione nga ana e shumë analistëve dhe epidemiologëve, të cilët thonë se java e ardhshme do të jetë java më kryesore dhe java që do të tregojë nëse masat e marra deri më tani kanë arritur ta bllokojnë ecjen e coronavirusit.

“Në pjesën e vogël në spitalin ku punoj, numri i pacientëve që vijnë në spital po ulet. Kjo në bazë të numrave praktikë. Patjetër nuk do të thotë gjë por kjo na jep një shpresë për një përmirësim. Siç e dimë, numri i të vdekurve vazhdon të jetë numër i lartë, i konsiderueshëm, por numri i të infektuarve po ulet”, thotë kirurgu. 

Sipas tij në Milano dita e sotme ka qenë shpresëdhënëse pasi numri i rasteve të reja ishte vetëm 157 dhe shpresohet që masat të kenë dhënë efektin e shpresuar. Por fatkeqësisht viktimat ditët e fundit kanë qenë edhe persona të moshës më të re dhe pa patologji të mëparshme. 

“Nga disa analiza të kryera ku janë analizuar 6000 raste u pa se vetëm 3 persona të cilët nuk kishin asnjë lloj sëmundje tjetër bashkëshoqëruese kanë humbur jetën, por siç e dini pjesa që paguan çmimin më të lartë është mosha e tretë dhe seksi mashkull”, thotë mjeku Troci.

Megjithatë ai shprehet se numrat final do të mund të shikohen vetëm kur çdo gjë të ketë mbaruar, pasi në atë moment mund të analizohet në mënyrë solide për të parë dhe për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në Itali, pasi numri mund të jetë deri në 10 herë me i lartë se numri zyrtarisht i deklaruar.

“Një nga strategjitë për të dalë nga kjo krizë është që pacientëve tu bëhet një test për të parë nëse kanë formuar antikorpe, në kuptimin që nëse e kanë kaluar virusin dhe kanë krijuar imunitet. Mbas këtyre të dhënave mund të kuptojmë se çfarë imuniteti ka krijuar në shoqëri dhe se kush janë ata personat e parë. Pra që të lejohen të vazhdojnë punën, që të fillojë edhe liberalizimi i kalimit të personave dhe fillimi i jetës në kushte normale”, shpjegon doktori.

Epiqendra në fillim ishte Lombardia, por tani coronavirusi po shtrihet në të gjithë Italinë dhe kurbat nuk janë të sinkronizuara. 

“Mendohet që nga fundi i majit Italia të mos ketë më asnjë rast. Këto janë projeksione dhe ne shpresojmë në këto projeksione dhe presim që një gjë e tillë të realizohet”. 

Ai thotë se tashmë kjo është një pandemi ndërkombëtare dhe duhet të luftohet në mënyrë ndërkombëtare dhe jo duke pasur parasysh vetëm vendim ku jetojmë.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?