Kishin planifikuar sulme terroriste, Gjermania ngre akuza për 6 anëtarë të ISIS-K

24 Prill 2024 | 16:15

Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik Korasan (IS-K), tha Zyra e Prokurorit Federal më 24 prill.

Të dyshuarit, të identifikuar si shtetasit taxhikë, Mukhammadshujo A., Nuriddin K., Shamshud N., Said S., Raboni Z., dhe shtetasi kirgiz Abrorjon K., ndër të tjera akuzohen për themelimin e një organizate terroriste.

Sipas prokurorëve federalë, të akuzuarit synonin të kryenin sulme të profilit të lartë në Gjermani dhe në Evropën Perëndimore, por ata nuk kishin një plan konkret kur ndërhyn forcat e sigurisë.

Të dyshuarit, të cilët u arrestuan korrikun e vitit të kaluar, kishin qenë në kontakt me IS-K, që është një degë e Shtetit Islamik në Afganistan. Grupi IS-K kishte marrë përgjegjësinë për sulmin masiv në Moskë muajin e kaluar, kur u vranë të paktën 137 persona.

Sipas hetuesve, të dyshuarit kishin shkuar në Gjermani përmes Ukrainës, pasi shpërtheu lufta atje, në pranverën e vitit 2022, dhe formuan celula terroriste së bashku me një anëtar tjetër nga Holanda.

Prokurorët gjermanë thanë se të akuzuarit vazhdimisht diskutonin për qëllimet e tyre dhe vëzhgonin vendet e mundshme për kryerjen e sulmeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026