Kishte 20 klientë në ditë, arrestohet në Francë shqiptari që shiste kokainë
Një shqiptar i cili merrej me shitjen e kokainës është arrestuar në Francë.
Ai u arrestua më 15 tetor nga autoritetet pasi këto të fundit kishin marrë informacione nga një person anonim, se një shqiptar ishte përfshirë në shitjen e heroinës dhe kokainës në pyllin Route du Crévion në Chavanod.
Gjatë kontrollit iu gjetën 590 euro para cash, 24 qese me nga 87 gramë heroinë dhe 30 qese me nga 67 gramë kokainë, shkruajnë mediat franceze.
Ndërkohë sipas hetimeve të bëra nga policia, shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte 20 klientë në ditë që u shiste lëndë narkotike dhe për rreth një muaj kishte qarkulluar rreth 30 mijë euro.
Më 17 tetor ai doli para Gjykatës dhe u dënua me 18 muaj burg shoqëruar me një ndalim të përhershëm nga territori francez.
Në përfundim të dënimit, ai do t’i nënshtrohet masës së dëbimit, pra do të sillet në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona