Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

11 Qershor 2025 | 11:07

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në plazhin Karon të Phuketit, në Tailandë, ku një grua shqiptare humbi jetën pas mbytjes në det, vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në ishullin turistik së bashku me bashkëshortin e saj.

Policia lokale në stacionin e Karonit njoftoi se viktima është identifikuar si Daniela Idrizi, 41 vjeçe. Ajo u shpall zyrtarisht e vdekur në Spitalin Chalong rreth orës 18:00 të së martës.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit të saj, Mohamed Alsaba, 43 vjeç nga Egjipti, çifti kishte mbërritur në Phuket po atë ditë rreth orës 14:00 dhe po qëndronin në një hotel në zonën e Tambon Karon. Ata kishin planifikuar një qëndrim tre-ditor në ishullin tajlandez.

Rreth orës 16:00, çifti kishte shkuar në plazhin Karon për të pushuar, kur 41-vjeçarja shqiptare vendosi të hynte në det për të notuar. Sipas bashkëshortit, pas rreth 10 minutash, ajo filloi të hasë vështirësi në ujë dhe u mbyt para se të mund të ndihmohej nga të tjerët.

Rojet bregdetare ndërhynë dhe e nxorën nga uji pa ndjenja. Ajo u transportua menjëherë në Spitalin Chalong, ku personeli mjekësor bëri përpjekje për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i së ndjerës pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Ambasada në Bangkok është njoftuar dhe po ndjek procedurat përkatëse për riatdhesimin e trupit dhe mbështetjen e familjes së viktimës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Barack Obama flet për martesën me Michelle: Mora më shumë sesa dhashë! Më ka bërë një person më të mirë

Pas gati 34 vitesh martesë dhe pavarësisht sfidave të një rruge të përbashkët në sytë e publikut, dashuria midis ish-Presidentit të SHBA-së Barack Obama  dhe...
08:26 | 26/06/2026

Vance: Skandali Watergate nëse do të ndodhte nesër do të ishte një lajm 12-orësh

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka deklaruar se nuk mendon se skandali i Watergate do të kishte zgjatur më shumë se një cikël të vetëm lajmesh në...
08:21 | 26/06/2026

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Poloni, dy persona të vdekur dhe dy të plagosur

Dy persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua dhe shpërtheu në flakë gjatë përpjekjes për t’u ulur në një aeroport në kryeqytetin...
08:15 | 26/06/2026