Klima e të bërit biznes, Arben Malaj thirrje qeverisë: Koha që të ketë ngrirje të çdo ndryshimi në nivel taksash

30 Qershor 2020 | 06:14

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi dje raportin mbi indeksin e biznesit në Shqipëri, ku anketimi i bërë nxori në pah një situatë shqetësuese dhe të pafavorshme. Në gjetjet e raportit theksohej se klima e biznesit në Shqipëri ka pësuar një rënie me 5 pikë në krahasim me vitin e shkuar duke shënuar edhe rënien më drastike gjatë tetë viteve të fundit.

Gjetjet e raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë shihen me shqetësim nga ekspertët e ekonomisë. Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj tha në Euronews Albania se qeveria amerikane është shumë e sinqertë me qytetarët shqiptarë, kur shprehet se klima e të bërit biznes është përkeqësuar në vendin tonë.

Duke analizuar ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe goditjet që ajo ka pësuar fillimisht nga tërmeti dhe tani nga pandemia e COVID-19, ish-ministri Arben Malaj ftoi qeverinë që të fillojë të lehtësojë procedurat, hapat dhe kostot për investitorët.

“Unë besoj se qeveria amerikane është shumë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë me shqiptarët për sfidat që ka vendi. Mbaj mend para tetë vitesh, ambasadori Donald Lu në prani të qeveritarëve, deklaroi se “Unë si ambasador nuk këshilloj kompanitë amerikane të investojnë në Shqipëri, sepse ka korrupsion të lartë dhe kapje shteti”. Pas tetë vitesh shohim se treguesit janë përkeqësuar. Ajo që dua që të theksoj është se pandemia është taksa më e madhe dhe më e rëndë për shqiptarët. Të gjithë procedurat e tjera duhet të jenë sa më të thjeshta në hapa dhe në kosto”, tha ai.

Por, për t’i ardhur në ndihmë biznesit në Shqipëri, eksperti i ekonomisë thekson se ka ardhur koha që autoritetet të hartojnë një moratorium, përmes të cilit të bllokohet ndryshimi i taksave, kostove dhe i procedurave. 

“Ndoshta është koha që për një vit mund të ketë një moratorium, që të ketë ngrirje të çdo ndryshimi në nivel taksash, procedurash dhe kostosh, sepse biznesi shqiptar jo për faj të tij, as për faj të qeverisë po përballet me një nga sfidat më të mëdha. Qeveria duhet të ndalojë ndryshimin e politikave fiskale, çdo procedure që bëhet me e vështirë dhe çdo hap në qeverisjen qendrore apo lokale  që krijon një kosto me të mëdhe, sidomos në këtë kohë pandemie. Në këtë koha ka nevojë për solidaritet dhe ulje kostosh. Nëse nuk ka investim dhe konsum, ekonomia nuk ngrihet”, shtoi Malaj.

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj tha se gjetjet e raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë pritet të ulin kërkesën e investitorëve potencialë.

“Raportet që dalin nga dhomat e biznesit janë raporte që lexohen nga investitorë potencialë dhe investitori amerikan i beson shtetit të tij. Na duhet një vizion dhe një përgjegjësi konkrete’, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

Përkeqësohet klima e biznesit, Yuri Kim apel politikës: Gjeni zgjidhje, mos fajësoni njëri-tjetrin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026