Artisti nga Pogradeci sjell piktorët botërorë në kafka

28 Dhjetor 2021 | 10:39

Leonardo da Vinçi, Salvador Dali, Pablo Picaso e të tjerë piktorë të famshëm botërorë janë rijetësuar për herë të parë në një ekspozitë pirografike në Pogradec.

Andi Mitllari është 22 vjeçari nga ky qytet, i cili ka vendosur t’i sjellë këta piktorë në vëmendje, por në formën përfundimtare të kafkës.

“Ekspozita quhet ‘Klinika Dora’ dhe përbëhet nga 15 piktorë të cilët kanë ndërruar jetë, dhe unë kam bërë transformim e tyre në skelete, që është dhe forma përfundimtare e njeriut e pamja finale që ne marrim”, tha Mitllari.

Frymëzimi për këtë ekspozitë erdhi nga Salvador Dali, ndërkohë ekspozita është pritur mjaft me kërshëri nga pogradecarët, edhe pse në një format ndryshe nga herët e tjera që ata janë mësuar të shohin.

“Ai që me dha frymëzimin ishte Salvador Dali, i cili është edhe idhulli im. Ai ishte modeli i parë që realizova. Pastaj mendova, pse jo mos t’i bashkëngjis dhe piktorët e tjerë. Kisha dyshime se nuk do të pritej aq mirë pasi pjesa e të qenit skelet, por përkundrazi u pëlqye shumë dhe kam marrë shumë përgëzime për idenë”, u shpreh ai.

Ekspozita e parë e këtij formati në Pogradec qëndroi e hapur për 3 ditë në Galerinë e Arteve. Synimi I artistit të ri është që projekti të udhëtojë nëpër Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026