KLP nis të mërkurën procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

15 Shtator 2025 | 16:08

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë këtë të mërkurë procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, pasi mandati i kreut aktual, Altin Dumani, përfundon më 19 dhjetor 2025. Sipas parashikimeve ligjore, procesi për zgjedhjen e kreut të ri të organit të akuzës nis tre muaj përpara mbarimit të mandatit.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë rreth 90 minuta. Përveç anëtarëve të Këshillit, të pranishëm do të jenë përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, projekti Eu4Justice dhe programi OPDAT. Media është gjithashtu e ftuar të ndjekë seancën.

Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të mbledhjes së 4 shtatorit, diskutimi dhe miratimi i projektvendimit për shpalljen e vendit vakant në krye të SPAK, si dhe vlerësimi etik e profesional për tre prokurorë: Françesk Ganaj, Ermira Manelli dhe Hysni Mulaj.

Prokurorët e Posaçëm që aspirojë për postin e kreut të SPAK duhet të paraqesin edhe platformat e tyre, duke shpjeguar mënyrën se si synojnë të udhëheqin këtë strukturë. Pas fazës së prezantimit të platformave dhe intervistave publike, KLP do të zhvillojë votimin, nga i cili do të shpallet fitues kandidati që merr më shumë vota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026