KLSH: Koncesionet dhe detyrimet e prapambetura, rrezik për borxhin 

12 Nëntor 2020 | 16:17

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka listuar një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor për administrimin e buxhetit për vitin 2019. Në Komisionin e Ekonomisë, Drejtorja e Përgjithshme e KLSH-së, Manjola Naço tha se nuk ka një raportim të saktë dhe real të situatës buxhetore, pasi nuk janë përfshirë në llogaritje detyrimet e prapambetura dhe kontratat koncesionare.

“Bazuar në kuadrin ligjor që ka Shqipëri, këto llogaritje nuk futen në llogaritjen e borxhit. Nëse do t’i referohemi standardeve ndërkombëtare, KLSH e ka dhënë dhe më përpara vendimin që duhet të vlerësohen”, tha znj. Naço.

Sugjerimi i KLSH vjen në një moment kur pasiguritë ekonomike janë të mëdha për shkak të pandemisë Covid-19.

“Në qoftë se të ardhurat që do të realizohen në vitin 2020 dhe në vazhdim do të jenë të ndikuara nga pandemia dhe zhvillimet ekonomike, kuptohet që mund të ketë risk të shtuar për shkak të këtyre kontratave”, shtoi znj. Naço.

Por pavarësisht nga sugjerimet, Ministria e Financave i qëndron treguesve të bërë publik në buxhetin faktik të vitit 2019. Drejtoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, tha se janë marrë masat për të parandaluar krijimin e borxheve të reja.

Është bërë një punë kolosale për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura. Tashmë kemi përgatitur një udhëzim të ri, ku sistemi është i plotë, të gjitha njësitë i regjistrojnë në sistemin e thesarit, dhe publikohen ne web-sitin e Ministrisë së  Financave. Nuk i lejojmë institucionet të hapin projekte të reja pa shlyer detyrimet e prapambetura”, u shpreh znj. Dhëmbi.

Stoku i detyrimeve te prapambetura llogaritet mbi 3 miliardë lekë, ndërkohë borxhi publik për 2019-n, në llogaritjet e KLSH-së, rezulton më i lartë se ai që raporton Ministria e Financave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026