English

KLSH nuk çon padi në prokurori për dëmet, shton rekomandimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar këtë vit dëme kolosale në buxhetin e shtetit, por mungesën dhe keqmenaxhimin e parave nuk e ka kallëzuar në prokurori. Në raportin e këtij viti, në 1 mld euro dëm ekonomik janë kallëzuar në prokurori vetëm 6 zyrtarë, të cilët janë përfshirë në një dosje.

- Advertisement -

Krahasuar me vitet e kaluara, numri i padive është dukshëm më i ulët, me vetëm 0.7 individë të kallëzuar në muaj nga 5.2 që ishte në 2021.

Në vend të padive, KLSH ka zgjedhur të japë këshilla dhe rekomandime për institucionet, të cilat për periudhën janar-shtator arrijnë  në 3800.

Ndërkohë, vitet e kaluara, për të njëjtën periudhë rekomandimet arrijnë deri në 2700. Vetë institucionet, i kanë pranuar në 97% të rasteve këto këshilla, duke deklaruar se do bëjnë korrigjimet e nevojshme.

Shkeljet që bëjnë ministritë, bashkitë apo institucionet në disa prej zyrave shoqërohen me dëme që mbërrijnë në miliona euro, ndërsa në shumë të tjera dëmet janë në vlerë të ulët.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×