KLSH: Teatri Kombëtar të rindërtohet me të njëjtin stil

1 Korrik 2020 | 19:53

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Institutit të Monumenteve të Kulturës që t’i kërkojë qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtën zonë dhe me të njëjtin stil dhe pamje arkitekturore që ajo ka pasur.

Në njoftim, thuhet se vendimmarrja e këtyre strukturave nuk mund të shërbejnë si fasadë kur prekin trashëgiminë kulturore dhe memorien historike të shqiptarëve, duke justifikuar në këtë mënyrë veprimet e njëanshme të institucioneve që mund të cenojnë në mënyrë të pariparueshme qendrat historike të vendit tonë, në këtë rast Bashkia e Tiranës apo dhe Këshilli i Ministrave.

Rekomandimi i KLSH-së mbi këtë çështjen vjen pas përfundimit të auditit në në Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK) Tiranë, për veprimtarinë nga data 01.01.2018 deri më datën 31.12.2019. IMK cilësohet nga KLSH si përgjegjëse për heqjen e zonës së Teatrit Kombëtar nga zona historike e Tiranës.

“IMK, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës pasi të kryejnë analiza të plota të vendimmarrjes në të cilin kanë kaluar dy  VKM-t e fundit të vitit 2017 dhe 2018 për ndryshimin e kufijve të zonës historike Tiranë, të propozojë revokimin e VKM-ve të sipërcituara për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë  kufijve të zonës historike të sipërfaqes  ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026