Kodheli: PD e ka penguar procesin e integrimit evropian me deklaratat tek ndërkombëtarët
Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, e pyetur nga gazetarja Ilva Tare lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, nëse ky hap mund të ishte hedhur më herët mga Shqipëria, u shpreh se nuk beson që kjo gjë mund të kishte ndodhur më shpejt.
Sipas saj, një faktor që ndikoi në shtyrjen e këtij procesi është edhe qëndrimi që ka mbajtur Partia Demokratike në takimet ndërkombëtare ku shpesh ka dalë kundër reformave dhe arritjeve të vendit.
“Gjëja më e mirë është që të jemi të gjithë bashkë kur kemi takime dhe përfaqësojmë vendin tonë jashtë Shqipërisë. Shpesh i kemi habitur përfaqësuesit ndërkombëtarë kur dalim me dy qëndrime jashtë vendit.
Kur flitet për atdheun, flitet për atdheun. Dhe në momente kyçe opozita e ka dëmtuar këtë proces. Nuk ka mësuar as nga gabimet tona, duhet të bësh diçka të re që të bëhesh i besueshëm. Procesi ka shumë faktorë me të cilët lidhet. Duke qenë bashkë mund të kishim arritur t’i hapnim negociata.
Ka pasur influenca negative që kanë ndikuar, por për fat të mirë Shqipëria vazhdon të ketë miq të mirë, një ndër të cilët është kancelarja Merkel që besojnë në reformat që kjo qeveri ka bërë”, tha znj. Kodheli.
Teksa e cilësoi opozitën si një fëmijë kryeneç, znj. Kodheli thekoi se nuk ka asnjë të keqe në mundësinë e një mandati të tretë qeverisës nga PS, pasi një gjë e tillë sipas saj ka ndodhur edhe në vende me demokraci shumë më të zhvilluar.
“Nëse opozita nuk është mjaftueshmërisht e pjekur politikisht ky nuk është faji i opozitës. Faji i pozitës është që ndoshta duhet ta edukonte më mirë opozitën që të mos shkelte më dërrasë të kalbur, por ka edhe fëmijë kryeneçë në familje dhe duhet të mundohesh që si prind i mirë që t’i mësosh që rruga më mirë është ajo e përballjes jo e largimit”, u shpreh znj. Kodheli.
Ish-ministrja e Mbrojtjes theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi e cila sipas saj qëndron mbi të gjitha reformat dhe që do të japë rezultate që do të kenë vlerë për shumë vite.
Është një reformë që do guxim dhe profesionalizëm të lartë, por është në gjë që do të japë rezultate. Mos u lodhni së vëni në dukje këtë gjë, ishte momenti i duhur për ta bërë këtë reformë”, tha deputetja e PS.
Për videon e plotë klikoni këtu.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta