‘Koha për një sfidë të re’, Ronaldo flet pas përfundimit të kontratës me Man Utd

23 Nëntor 2022 | 08:37

Cristiano Ronaldo ka reaguar pasi klubi anglez, Manchester United bëri të ditur se kontrata e portugezit do të ndërpritet me efekt të menjëhershëm.

37-vjeçari u shpreh se e dashuron klubin, por edhe tifozët dhe se bashkë me ekipin, u arrit një marrëveshje për përfundimin e kontratës.

Ai tha se tanimë është koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re.

“E dashuroj Manchester United-in dhe i dashuroj tifozët, kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Duke se është koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj Manchester United-it çdo të mirë”, thuhej në mesazhin e Ronaldos.

Prej disa kohësh portugezi ishte i pakënaqur si me statusin, ashtu edhe me lojërat e klubit ndërsa pak ditë më parë dha një intervistë për Piers Morgan, ku shpalli hapur pakënaqësitë.

Ai theksoi se nuk ka marrëdhënie të mira me Erik Ten Haag, se ardhja e Ralf Rangik ishte një gabim i madh dhe se qendra stërvitore është e vjetruar. United heshti për një kohë të gjatë, por tanimë njoftoi se bashkëpunimi do të ndërpritet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid

Mesfushori i Koresë së Jugut, Lee Kang-In, ka rënë dakord të bashkohet me Atletico Madrid nga Paris Saint-Germain. Atletico tha se lojtari do të nënshkruante...
20:24 | 26/07/2026

U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili

Një nga yjet e Kupës së Botës ka një “shtëpi të re”. Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka nënshkruar një kontratë me Colo Colo,...
15:49 | 26/07/2026

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026