‘Vendimi për Berishën kaloi shumë nivele, kush habitet nuk është i sinqertë’, deklaron ambasadorja Kim
“Kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Mendoj se ata që thonë se janë të habitur, me gjasë nuk po tregohen fort të sinqertë,” deklaroi ambasadorja e SHBA në Tiranë znj. Yuri Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Sipas Kim, procesi i përcaktimit ose i kufizimit të hyrjes në SHBA është i gjatë dhe i detajuar thellësisht në shumë nivele shqyrtimi. Ambasadorja po i referohej pyetjes së gazetarit të VOA, Armand Mero për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të këtij viti.
Ambasadorja e SHBA e justifikoi kohën e marrjes së vendimit pas tetë vitesh në opozitë të liderit historik të Partisë Demokratike në Shqipëri me kohën e gjatë që kërkon procesi.
“Dua të sqaroj që nuk është pjesë e ndonjë teorie të çmendur konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme këtu. Uashingtoni nuk merret me diçka të tillë,” tha Kim.
E pyetur lidhur me efikasitetin e një mase të tillë nëse autoritetet lokale të drejtësisë, nuk e shoqërojnë me ndonjë hetim, ambasadorja u shpreh se “në momentin që këto vendime çertifikohen nga Sekretari i Shtetit dhe shpallen nga Sekretari i Shtetit, ato janë shumë të dukshme dhe do të ishte me vend që autoritetet vendase të shikonin masat.”
Diplomatja amerikane shtoi më tej se fitimi i një mandati të tretë nga qeveria Rama i vendos kryeministrit socialist dhe kabinetit të tij përgjegjësinë për të shtuar nivelin e performancës mbi atë mesatar.
Kim citoi këtu reformën në drejtësi, institucionet e demokracisë, pastrimin e gjykatave, të drejtën e pronësisë, rritjen e investimeve të huaja dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadorja Yuri Kim përshëndet arrestimet e zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme
- Ambasadorja Yuri Kim: Të jemi të pamëshirshëm kundër krimit, kriminelë të fuqishëm drejtojnë trafikimin
- Situata e zjarreve në vend, Yuri Kim takim në Pashaliman me Peleshin
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta