Kolegët i sjellin çantën e shërbimit, varroset mes lotësh zjarrfikësi dhe e dashura

Greqi
6 Mars 2023 | 16:35

Mes dhimbjes e lotëve të afërmit, miqtë dhe kolegët i kanë dhënë lamtumirën e fundit 24-vjeçarit vjeçarit Nikitas Karatheodorou dhe të dashurës së tij Kalliopi Porphyridou, dy nga 57 të vdekurit nga përplasja e trenit në Tempi, Greqi.

Kolegët e 24-vjeçarit, i cili ishte me profesion zjarrfikës erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ndërsa kishin sjellë me vete edhe çantën e shërbimit të cilën kolegu i tyre i ndjerë e kishte lënë në dollapët e departamentit të zjarrfikësve të Athinës, ku edhe punonte.

Greqi
Greqi

24-vjeçari Nikitas të martën e kaluar në mbrëmje mori trenin me partneren e tij, Kelly, nga Athina për t’u bërë surprizë prindërve të tyre, por nuk mundën të arrinin në destinacion.

Të paktën 57 persona kanë humbur jetën nga përplasja fatale mes një treni udhëtarësh dhe një treni mallrash të mërkurën në Larisa, Greqi.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026