Kombëtarja U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, grupet kundërshtare që do luajnë
Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në rajonin e Mesdheut, që do të zhvillohet në Itali nga 23 gushti deri më 1 shtator 2026.
Turneu i futbollit do të mbledhë tetë përfaqësuese kombëtare, të ndara në dy grupe, ndërsa Shqipëria është shortuar në Grupin B së bashku me Italinë, Algjerinë dhe Kosovën. Në Grupin A do të garojnë Maroku, Turqia, Tunizia dhe Maqedonia e Veriut.
Kompeticioni do të zhvillohet sipas formatit me dy grupe, ku secila skuadër do të luajë nga një ndeshje ndaj kundërshtarëve të grupit. Dy ekipet më të mira të secilit grup do të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa fituesit do të avancojnë në finalen e madhe për medaljen e artë.
Ndeshjet e turneut do të luhen në katër stadiume italiane: “Iacovone stadium” në Taranto, “Ettore Giardiniero stadium” në Leçe, “Fanuzzi stadium” në Brindizi dhe “Giovanni Paolo II stadium” në Francavilla Fontana.
Lojërat Mesdhetare janë një aktivitet multisportiv që organizohet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare dhe mbledhin sportistë nga vendet e rajonit mesdhetar. Turneu i futbollit për djem është i rezervuar për lojtarët e grupmoshës U-21, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e talenteve të rinj.
Për Kombëtaren shqiptare U-21, pjesëmarrja në “Taranto 2026” përfaqëson një mundësi të vlefshme për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për t’u përballur me kundërshtarë cilësorë në një kompeticion me nivel të lartë sportiv.
Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman
Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës
Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela