Kombëtarja zyrtarizon kundërshtarin e radhës, miqësorja e parë luhet në mars

15 Shkurt 2024 | 12:04

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Kilin më 22 mars në Parma të Italisë në miqësoren e radhës përpara nisjes së kampionatit evropian. Lajmi është konfirmuar nga vetë FSHF-ja, e cila nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ka caktuar datën dhe orën e miqësores së radhës, e cila për nga rendi është e para. Dëshira ishte që ndeshja të luhej në “Air Albania”, por për shkak se Kili vijon fazën përgatitore në Itali, u vendos që edhe kjo miqësore të luhej atje. Gjithçka është tashmë e konfirmuar, ora e premte, 22 mars ora 20:45.

Ky do të jetë testi i parë i forcës për të besuarit e Sylvinhos, ndërsa cilësohet ndër skuadrat e forta të futbollit botëror. Kujtojmë se 3 ditë më pas luhet dhe ndeshja tjetër në kuadrin e miqësoreve, ajo me Suedinë, në Stokholm. Më 25 mars, kuqezinjtë do të ushëtojnë drejt Suedisë, ndaj një tjetër kundërshtari ku yjet nuk mungojnë. Krahas këtyre dy datave tashmë të zbardhura, Shqipëria do të bëjë gati dhe 2 miqësoret e tjera, përpara kampionatit evropain që zhvillohet në Gjermani.

Gjatë kësaj periudhe pauze, trajneri Sylvinho ka vijuar turin në Evropë, nga ku ka takuar futbollistët potencialë për të veshur fanellën e kombëtares. Pjesa më e madhe e atyre të cilët kontribuan në kualifikimin drejt europianit po kalojnë një periudhë pozitive, por mbetet për t’u parë në 3 muajt e ardhshëm. Sa i përket rrugëtimit në europian, Shqipëria e nis me Italinë më 15 qershor, më pas Kroacinë 4 ditë më pas dhe e mbyll fazën e grupeve me Spanjën në 24 qershor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026