Komedia me nota dramatike shfaqet në Elbasan, “Për një fjalë goje” sjell humor dhe reflektim

20 Qershor 2026 | 17:19

Komedia me nota dramatike “Për një fjalë goje”, me regji të Altin Bashës, u ngjit në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan, duke sjellë për publikun humor, emocione dhe reflektim mbi ndikimin e fjalëve në marrëdhëniet njerëzore.

“Për një fjalë goje” solli në skenë situata të përditshme, ku keqkuptimet, egoja dhe perceptimet ndikojnë në raportet mes njerëzve. Përmes dialogut të shkathët dhe situatave dinamike, shfaqja ndërthur elementët komikë me momente reflektimi mbi jetën dhe marrëdhëniet njerëzore.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Është hera e parë që punoj në qytetin e Elbasanit, në Teatrin ‘Skampa’. Është një shfaqje që komunikon me publikun, trajton tema të prekshme dhe, nëpërmjet një dialogu të shkathët dhe inteligjent, aktorët përcollën një situatë që edhe argëton, edhe të bën të mendohesh”, regjisori Altin Basha.

Sipas aktorëve, vepra tregon se si ngjarje në dukje të vogla mund të ndikojnë thellësisht në marrëdhëniet mes njerëzve.

“Mendoj që ka qenë një shfaqje e kompletuar. Faleminderit publikut që erdhi në këtë situatë ku, nga një anë është Botërori, nga një anë është protesta. Është vepër sa komike, aq edhe dramatike. Bëhet fjalë për marrëdhënie njerëzore, ku nga gjërat e vogla vijnë edhe të mëdhatë. Egoja e njeriut dhe mënyra si e pranon apo jo talentin e tjetrit janë në qendër të saj”, thotë aktori Ledion Lako.

Në qendër të historisë qëndrojnë raportet mes miqve dhe gjurmët që lënë keqkuptimet e vogla, të cilat shpesh shndërrohen në konflikte më të mëdha.

“Është një debat që ndodh gjithmonë mes miqsh të vërtetë. Janë ato gjëra që lihen për hiçgjë, por lënë gjurmë. Është hera e tretë që bashkëpunoj me Teatrin e Elbasanit. Jam ndjerë shumë mirë dhe falënderoj Bashkinë e Elbasanit, drejtorin Kliti dhe trupën”, thotë aktori Ledion Zoi.

Përmes personazheve dhe situatave të tyre, shfaqja sjell një pasqyrë të marrëdhënieve njerëzore dhe nënvizon se fjalët, heshtjet dhe detajet e vogla shpesh kanë ndikimin më të madh në jetën e njerëzve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026