Komediani britanik akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual

4 Prill 2025 | 15:30

Komediani Russell Brand shumë i njohur për filmin e ij “Arthur” por dhe filma të tjerë është akuzuar për përdhunim dhe sulme seksuale të ndodhura mes viteve1999 dhe 2005.

Policia britnaike shkprehet se komediani, 50 vjeç, është akuzuar gjithashtu për një akuzë për përdhunim oral dhe një akuzë për sulm të pahijshëm.

Akuzat kundër tij janë bërë nga katër gra të ndryshme.

Sipas Sky Neës, Brand do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Ëestminsterit të premten më 2 maj.

Policia ka thënë se Brand është akuzuar për përdhunimin e një gruaje në zonën e Bournemouth në 1999 dhe për sulm të pahijshëm një grua në zonën Ëestminster të Londrës në vitin 2001. Ai akuzohet gjithashtu për përdhunimin oral dhe sulmin seksual të një gruaje në Ëestminster në vitin 2004. Akuza e katërt pretendon se një grua është sulmuar seksualisht në Ëestminster midis 2004 dhe 2005.

Vetë komediani më parë i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato “shumë, shumë lënduese”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026