Pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje, arrestohet 33-vjeçari në Fushë-Krujë
Policia e Krujës ka vijuar operacionin e koduar “Formacioni” për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për vjedhje në Fushë Krujë, duke vënë në pranga një nga pjesëtarët e këtij grupi.
Shtetasi me iniciale L. K., 33 vjeç, banues në Kamzë, ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, dhe u arrestua pas një operacioni të organizuar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5.
33-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në vjedhje të dy bizneseve në Fushë Krujë, më 27 dhe 28 mars 2025, së bashku me 6 shtetas të tjerë. Gjatë fazës së parë të operacionit, janë vënë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe janë zbardhur dy vjedhjet që ata kishin kryer.
Policia vijon hetimet për kapjen e dy shtetasve të tjerë që janë shpallur në kërkim, si dhe për zbardhjen e mundshme të vjedhjeve të tjera që ky grup kriminal mund të ketë kryer.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta