Komentet e ambasadorit Rudd, Trump: As mua nuk më pëlqen ai, s’do më pëlqejë kurrë
Presidenti Donald Trump gjatë takimit me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese u pyet nga një gazetar nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane si dhe komentet e mëparshme të ambasadorit australian në SHBA, Kevin Rudd.
Trump u përgjigj se nuk di asgjë për të por pa e ditur që Rudd ishte përballë tij në tavolinë. Presidenti amerikan më pas pyeti nëse ai po punonte ende për qeverinë australiane, të cilës Rudd iu përgjigj se komentet ishin bërë para se të merrte këtë pozicion.
“As mua nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqejë kurrë,” tha Trump në Zyrën Ovale gjatë një takimi dypalësh me Albanese-n.
Rudd në vitin 2020 kishte shkaktuar zemërimin e Trump me postimet e tij në rrjetet sociale, të cilat tani janë fshirë. Në këto postime ai e quante Trump, presidentin më shkatërrues në histori.
Donald Trump gives Australian Ambassador Kevin Rudd a serve!
Trump: “You said bad before ?”
Rudd: “Before I took this position.”
Trump: “I don’t like you either… I don’t and I probably never will.”#Trump #KevinRudd #Australia #USPolitics pic.twitter.com/DTOScU3zni
— Max Freedom (@MaxFreedomMedia) October 20, 2025
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës