Kometa “më e ndritshme” do të kalojë pranë Tokës për herë të parë në 71 vjet

12 Mars 2024 | 20:44

Së shpejti mund të dëshmojmë një nga kometat më të shndritshme që kalojnë periodikisht pranë Tokës për herë të parë në 71 vjet.

Ekspertët thonë se kometa 12P/Pons-Brooks aktualisht po i afrohet Tokës. Për shumicën prej nesh, do të jetë e vetmja herë në jetën tonë që do të mund ta shohim atë.

Sipas astrofizikanëve, kometa pritet të arrijë pikën e saj më të afërt me Diellin më 21 prill dhe më afër Tokës më 2 qershor, shkruan  Euronews .

Projekti Virtual Telescope , një shërbim online i ofruar nga Observatori Astronomik Bellatrix në Itali, ka publikuar imazhe të kometës të marra nga qyteti toskan Manchiano, i cili krenohet me disa nga qiejt më të errët në Gadishullin Apenin.

“Për momentin, një kometë shumë e bukur po kalon qiellin e natës. Është kometa 12P/Pons-Brooks”, tha Gianluca Masi, drejtor i projektit Virtual Telescope.

“Kjo kometë quhet periodike. Thjesht do të thotë se ajo rrotullohet rreth Diellit, vetëm periodikisht hyn në brendësi të Sistemit Diellor për të vizituar mbretin e saj, Diellin. Pas çdo periudhe, në këtë rast, çdo 71 vjet, ajo kthehet në perihelionin e saj ”, shtoi Massi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026