Komisioneri i BE për Euronews Albania: Janë dhënë 75 mln euro për arsim
Komisioneri i Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič zhvilloi një takim me kreun e qeverisë Edi Rama këtë të hënë dhe pati një konferencë të përbashkët për shtyp nga selia e Kryeministrisë.
Pyter nga ”Euronews Albania” se sa ëshë shuma e dhënë nga Bashkimi Europian për rindërtimin, Lenarčič theksoi se kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me mandatin e tij, por bëri me dije se unioni ka dhënë një fond prej 75 milion eurosh për rindërtimin e kopshteve dhe shkollave.
”Kjo është një fushë e cila nuk është në mënyrë të drejtpërdrejtë pjesë e mandatit tim, megjithatë unë kam dëshirë që të shoh se si kanë ecur punët. Nesër në mëngjes unë do të shkoj për vizitë në disa prej ambienteve të cilat janë financuar me anën e fondeve për rindërtim që ka dhënë Bashkimi Europian. Do të shkoj në një kopsht nesër në Durrës, që është ndërtuar me fondet e BE. Gjithsej 75 milionë euro janë dhënë nga BE për rindërtimin e shkollave, kopshteve dhe të 11 bashkitë e prekur nga tërmeti kanë përfituar nga këto fonde”, tha ai.
Komisioneri nënvizoi se Bashkimi Europian ka financuar edhe 40 milion euro për rehabilitimnin e monumenteve të kulturës, në kuadër të programit BE për kulturën.
Sipas tij, shumica e projekteve tashme ka përfudnuar dhe ato që kanë mbetur do të mbarojnë në fund të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta