Komisioneri për Diskriminimin, Robert Gajda: Abuzimi me fëmijët dhe gratë, problem endemik në Shqipëri
Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotë se, abuzimi me fëmijët dhe gratë është problem endemik në Shqipëri pasi ka mos ekspozim të rasteve. Sipas z. Gajda institucionet por edhe vetë familjet kanë tendencën që ta mbajnë për brenda problemin e tyre dhe mundohen ta fshehin atë se sa ta trajtojnë.
“Kjo ndodh për shumë arsye, por një nga të parat është njëlloj frike nga njerëzit, gruaja dhe fëmijët nga ambienti ku jetojnë pasi akoma shoqëria jonë nuk e sheh viktimën si pjesëtar të saj që do të duhet të ndihmohet, por kemi tendencën që të tregohet me gisht”, shprehet Gajda.
Një tjetër arsye sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është mungesa e besimit tek institucionet e vendit.
“Mos ekspozimi i rasteve nuk ndihmon sepse sjellë mos trajtimin e tyre, lë akoma në errësirë dhe në injorancë gjërat që ndodhin dhe kjo për rrjedhojë ndihmon abuzuesit që të kryejnë veprimet e tyre dhe të intimidojnë viktimat duke përdorur mjetet nga më të ndryshme dhe në këtë mënyrë nuk I lejojnë pastaj që të ekspozojnë rastet dhe t’u japin mundësi organeve që t’i zgjidhin.
Statistikat është një problem madhor në vendin tonë, pasi kemi institucione që nuk komunikojnë me statistika, nuk publikojnë shumë të dhëna ose publikojnë shumë pak që dhëna që nuk ndihmojnë.
“I është kushtuar më shumë vëmendje aspektit represiv, ndërsa unë mendoj se duhen dhe komponenti që akoma mungon, që është komponenti social. Trajtimi i viktimës por edhe ofrimi i instrumenteve konkrete sociale”, shtoi ai.
Sa u takon rasteve të diskriminimit, z. Gajda tha se Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka të drejtë të vendosë gjoba për institucionet kur konstatohen shkelje. “Ka pasur raste kur u kemi vendosur gjoba dhe deputetëve për gjuhë urrejtjeje”, tha ai duke saktësuar se gjoba varion nga 60 mijë deri në 600 mijë lekë.
Komunitetet më të diskriminuara nga gjuha e urrejtjes tha Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë komuniteti LGBTI dhe komunitetit rom dhe egjiptian. “Gjuha e urrejtjes është një kambanë alarmit pasi kthehet në krim urrejtje më pas”, u shpreh z. Gajda.
Ai shtoi më tej se, gjuha e urrejtjes është vepër penale e parashikuar në Kodin Penal. Z. Gajda tha se, në vend vihet re një gjuhë urrejtje ndaj fqinjëve, serbëve dhe grekëve. Sa i takon rolit të medias në Shqipëri, ai tha se, shumica e emisioneve kultivojnë kulturën e mos dëgjimit dhe këto modele që vijnë nga shoqëria, manifestohen pastaj në bullizëm, në dhunë verbale dhe fizike.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës