Komisioni Evropian propozon tarifa të reja ndaj naftës ruse pas presionit të Trump

24 Shtator 2025 | 17:14

Komisioni Evropian po punon për një propozim të ri për të rivendosur tarifa mbi naftën ruse që vazhdon të hyjë në tregun e përbashkët përmes Hungarisë dhe Sllovakisë, pas presionit të Donald Trump për shkëputjen e lidhjeve energjetike me Moskën.

Tarifat e reja synojnë të rrisin koston materiale për të dyja vendet dhe rrjedhimisht të stimulojnë nevojën urgjente për të gjetur burime alternative.

“Ne momentin e duhur ne do të prezantojmë planin që kemi ndërmend”, deklaroi Olof Gill, zëdhënës për shtyp i Komisionit, i cili theksoi se nisma do të jetë e ndarë nga paketa e 19-të e sanksioneve që aktualisht ndodhet në tryezë.

BE vendosi një ndalim tërësor ndaj derivateve ruse të naftës në 2022-shin, për t’iu përgjigjur pushtimit të Ukrainës. Ndalimi u konsiderua një hap madhor drejt dhënies fund të vartësisë së Unionit nga Moska.

Por Hungaria dhe Sllovakia, dy shtete anëtare, siguruan një përjashtim për të vijuar blerjen e naftës përmes naftësjellësit Druzhba.

Dy vendet vlerësohet se marrin secila 100 mijë fuçi në ditë naftë urale, një lloj karburanti i rëndë që rafineritë e tyre janë projektuar për ta procesuar. Lëshimi, që pritej të ishte i përkohshëm, nuk është rishikuar kurrë.

Por tani Donald Trump dha ultimatumin. Presidenti amerikan i bëri thirrje publikisht vendeve evropiane që të ndalin blerjen e naftës ruse për të detyruar Kremlinin të pranojë ndalimin e luftës në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026