Komisioni Xhafaj miraton ndryshimet në ligjin për gjyqtarët
Socialistët i thanë po ndryshimeve në ligjin që lidhet me zgjedhjen e drejtuesve të gjykatave të shkallës së parë dhe apelit. Me ndryshimin e propozuar, fundi i 2028 është përcaktuar si viti i fundit i qëndrimit në detyrë të drejtuesve të këtyre institucioneve.
Me votat e socialistëve pasi demokratët munguan ndryshimet e propozuara në dy ligje të drejtësisë morën miratimin e parë në komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen e Institucioneve.
Socialistët nuk u tërhoqën nga propozimi i tyre për të ndryshuar ligjin për “Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Sipas tij drejtuesit e gjykatave të shkallës së parë dhe apelit të juridiksionit të përgjithshëm do të qëndrojnë në detyrë deri në fundin e 2028-ës për aq kohë sa nuk është zgjedhur pasardhësi i tyre.
Ky propozim u kundërshtua nga “Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë”. Ata pretendojnë se ky ndryshim ndërhyn në kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor si institucioni i vetëm që përcakton rregullat për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të gjykatave.
Olsi Komici, ish anëtar i organeve të “Vettingut”, sot deputet i PS-ës, deklaroi se ndryshimi bëhet për të shmangur vendet bosh që krijohen nga mos zgjedhja në kohë e drejtuesve e rinj të gjykatave të shkallës së parë dhe apelit.
Në përgjigje të “Unionit të Gjyqtarëve Shqiptarë”, Fatmir Xhafaj tha se ndryshimet e propozura janë miratuar edhe nga Komisioni Evropian. Sipas arkitektit të reformës në drejtësi, ato nuk prekin thelbin e ligjeve por përforcojnë mirëfunksionimin e organeve të dala nga reforma në drejtësi.
Ndryshimet e propozuara nga socialistët në dy ligjet e drejtësisë për “Statusin e Gjyqtarëve e Prokurorëve” dhe “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” do të kalojnë edhe në filtrin e komisionit të ligjeve të Ulsi Manjës pasi më parë i miratoi Fatmir Xhafaj.
Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 16:03 “U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
- 15:54 Irani: Qëlluam 10 raketa në bazën amerikane në Jordani
- 15:50 Tensionet me SHBA, tankerët iranianë transportuan 10 milionë fuçi naftë të papërpunuar dhe karburant gjatë natës
- 15:41 Valë e të nxehtit në Francë, mbyllet një reaktor bërthamor për shkak të temperaturave të larta
- 15:36 Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)
- 15:22 Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar