Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard
Një kompani ruse tha se do të ofrojë pesë milionë rubla (72.000 dollarë) për ushtarët e parë që shkatërrojnë ose kapin tanket e prodhimit perëndimor në Ukrainë.
Kremlini u zotua se forcat ruse do të zhdukin çdo tank perëndimor të dërguar në Kiev.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane janë pajtuar për t’i dërguar Ukrainës dhjetëra tanke të avancuara luftarake gjatë muajve të ardhshëm për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit, derisa lufta po hyn në muajin e 12-të.
Vendimi i aleatëve të Kievit është kritikuar nga Kremlini si një përshkallëzim i rrezikshëm dhe zëdhënësi Dmitry Peskov tha se tanket do të “digjen” në vijën e frontit.
Tani një kompani ruse – Fores, me bazë në Urale, e cila prodhon mjete për industrinë e energjisë – po ofron pagesa në para për ushtarakët rusë që “kapin ose shkatërrojnë” tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman ose Abrams të prodhimit amerikan.
Kompania tha se do t’i paguajë pesë milionë rubla (72.000) dollarë ushtarit të parë rus që shkatërron tankun e par dhe nga 500.000 rubla (7.200 dollarë) për të gjitha sulmet e mëvonshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer