Rusia hakmerret ndaj dërgimit të tankeve nga Gjermania dhe SHBA-ja

26 Janar 2023 | 14:48

Rusia ka kryer të enjten një tjetër valë sulmesh me raketa ndaj Ukrainës, një ditë pasi Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të dërgonin tanke kundër pushtimit.

Për pasojë, një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një raketë ra mbi një godinë të banuar në Kiev, bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit.

Autoritetet njoftuan edhe goditjen e dy impianteve të energjisë në rajonin jugor të Odesës.

Episodi i radhës i dhunës erdhi pasi Moska deklaroi se do ta konsideronte dërgimin e tankeve si një përfshirje “direkte” të Perëndimit në konflikt.

Kreu i ushtrisë ukrainase deklaroi se, pala ruse kishte qëlluar 55 raketa, 47 prej të cilave ishin rrëzuar nga sistemet mbrojtëse, përfshirë 20 që do të godisnin Kievin.

Më herët, forcat ajrore ukrainase deklaruan se kishin rrëzuar edhe një tufë dronësh iranianë të nisur nga forcat ruse nga deti i Azovit, në jug të vendit.

Viktima të sulmit të së enjtes ishin një burrë 55-vjeçar, i cili humbi jetën, si dhe dy të tjerë që mbetën të plagosur kur raketat ranë në zonën jugore të kryeqytetit.

Ndërsa goditja e impianteve të energjisë ishte vazhdim i taktikës së njohur të Rusisë për të asgjësuar infrastrukturën elektrike të Ukrainës.

Në mes të dimrit të acartë, shumë stacione energjetike janë shkatërruar dhe miliona njerëz kanë përfunduar në errësirë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026