Komploti për vrasjen e Elizabeth II, FBI publikon dokumentet

26 Maj 2023 | 18:54

Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim potencial për vrasjen e saj gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara në vitin 1983.

Lajmin e bën të ditur FBI-ja e cila ka publikuar një bllok dosjesh që lidhen me vizitën e monarkes në Amerikë, rreth 1 vit nga vdekja e saj.

Dokumentet tregojnë se si Byroja Federale e Hetimeve, që ndihmoi në garantimin e sigurisë së mbretëreshës gjatë vizitës, ishte e shqetësuar për kërcënimet që vinin nga IRA.

Kërcënimi për vrasje iu bë një oficeri policie në San Francisko. Sipas njërës prej dosjeve, një oficer që frekuentonte një pab irlandez në këtë qytet lajmëroi agjentët federal për një telefonatë që një person kishte bërë tek lokali ku shkonte.

Telefonuesi i kishte thënë oficerit se kërkonte hakmarrje për vajzën e tij që kishte mbetur e vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb i qëlluar nga forcat angleze.

Kërcënimi erdhi më 4 shkurt 1983, rreth 1 muaj përpara se Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, princi Philip të vizitonin Kaliforninë.

“Ai do të përpiqej të lëndonte mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë duke hedhur ndonjë objekt nga ura “Golden Gate” mbi Jahtin Mbretëror të Britanisë, ku ky i fundit të lundronte poshtë saj.

Ndërsa një tjetër përpjekje ishte kur monarkja të vizitonte Parkun Kombëtar Josemit, thonë dokumentet.

Për t’iu përgjigjur kërcënimit, shërbimet sekrete amerikane planifikuan të mbyllnin aksesin në urën “Golden Gate” në momentin kur jahti të afrohej. Ndërkohë, mbetet e paqartë se çfarë masash u morën tek parku Josemit, ku vizita u zhvillua pa incidente. Në dokumentet e FBI-së nuk ka të dhëna për arrestime të kryera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026