Kompozitorja e “Duje” rezerva për mediat: Nuk po na promovojnë aspak
Festivali Evropian i Këngës “Eurovision Song Contest 2023” ka nisur përgatitjet e fundit për spektaklin e përvitshëm që dhuron emocione të veçanta.
Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, me këngën “Duje”. Ndërkaq bëhet me dije se e ftuar speciale e natës së parë të edicionit do të jete edhe një tjetër këngëtare shqiptare, Rita Ora.
Autorja e tekstit dhe muzikës së këngës Duje, Eriona Rushiti tha në një intervistë për Euronews Albania se ka një mungesë interesimi nga ana e medias për të promovuar këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë.
Ajo bëri thirrje që shqiptarët të votojnë këngën që i përfaqëson duke qenë se këtë herë në Eurovizion, finalen e përcaktojnë votat e publikut.
“Deri tani kam parë pak përpjekje nga televizionet për ta promovuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovizion ndaj kam një falenderim për ju si TV. Ajo këngë është pjesë e çdo shqiptari. Ndjesia e pjesëmarrjes në Eurovizion është shumë e bukur se përfaqëson çdo shqiptar, ballafaqohesh me shumë kultura, sivjet ka një ndryshim se ashtu si festivali ynë e përcaktoi vajtjen tonë përmes votave të publikut, ka një ndryshim në mënyrën e të votuarit ku në dy gjysmë finalet e para do votojë vetëm publiku”, tha Rushiti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit