Koncerti i artisteve të verbra, motrat Shalari në Gjirokastër

3 Mars 2024 | 18:05

Motrat artiste të verbra Blerina dhe Alda Shalari emocionuan artdashësit në qytetin e Gjirokastrës me interpretimin e tyre në koncertin muziko-teatral të titulluar “Rrënjët”.

Aktiviteti u mundësua nga Shoqata e të Verbërve në Gjirokastër me mbështetjen e bashkisë, duke sjellë në skenë e teatrit “Zihni Sako” një koncert të veçantë.

Atmosferës mbresëlënëse që krijoi ky aktivitet iu bashkua edhe interpretimin i aktorit të mirënjohur të Teatrit Kombëtar, Dritan Boriçi.

Artistët vlerësuan mikpritjen e ngrohtë, duartrokitjet që morën nga spektatorët e pranishëm ndërsa premtuan se do të rikthehen sërish në skenën artistike të qytetit të gurtë.

“Jemi midis njerëzve të qytetit, të origjinës sonë midis artdashësve gjirokastritë,  është kënaqësi të vish në Gjirokastër  unë kam ardhur edhe herë tjetër, por jo si këtë herë  dhe jam shumë e lumtur që mundëm të jepnim këtë  mesazh arti në  qytetin tonë”, tha Blerina Shalari, artiste.

“Shumëfishohen emocionet kur vjen në qytetin e origjinës dhe kur vijmë në një mënyrë mendoj mjaft ndryshe, me një temë mjaft ndryshe, me një koncert muziko-teatral dhe kjo besoj që është diçka interesante edhe për ata që kanë pasur mundësinë që të na ndjekin, edhe pse është një shfaqje komplekse”, shprehet Alda Shalari, artiste.

Prej fillimit të vitit në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete të shumta kulturore me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe të huaj. Kalendari i larmishëm i aktiviteteve kulturore dhe artistike vlerësohet si një mundësi e mirë për gjallërimin e qytetit por edhe në shërbim të zhvillimit të turizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026