Koncerti i fundit i “KISS”, avatarët e tyre dixhitalë do të vazhdojnë turneun

4 Dhjetor 2023 | 16:07

Grupi i njohur i rrokut “KISS’ ka mbyllur karrierën 50-vjeçare me një koncert madhështor në Nju Jork të titulluar “Fundi i Rrugës”.

Grupi ikonë amerikan i rock-ut KISS përfundoi turneun e tyre “End of the Road” me një koncert final, kulmi i 50 viteve turne, në Madison Square Garden në Nju Jork.

Themeluesit Paul Stanley dhe Gene Simmons, si dhe kitaristi Tommy Thayer dhe bateristi Eric Singer u ngjitën në skenë, duke interpretuar këngë klasike si “I Love It Loud” dhe “Beth”.

Por fundi është vetëm fillimi. KISS janë përjetësuar duke rilindur si avatarë për të performuar përgjithmonë.

Në fund të shfaqjes, muzikantët u larguan nga skena dhe avatarët e tyre dixhital zunë vendet e tyre për të performuar “God Give Rock and Roll To You”.

Grupi publikoi gjithashtu një video në kanalin e tyre zyrtar në YouTube që tregon muzikantët në procesin për të krijuar avatarët dixhitalë, si dhe vetë avatarët duke performuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish -Emiri i Katarit , Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani , ka vdekur në moshën 74-vjeçare, njoftoi sot Gjykata e Emirit (Amiri Diëan), organi më i lartë qeveritar i vendit....
11:06 | 12/07/2026

Ndërron jetë senatori i njohur republikan

Lindsey Graham, një senator republikan prej shumë kohësh nga Karolina e Jugut, vdiq të shtunën në mbrëmje, njoftoi zyra e tij këtë mëngjes. “Të shtunën...
09:27 | 12/07/2026

Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër

Irani nisi një valë sulmesh të mëdha, të njëkohshme me raketa dhe dronë në të gjithë Gjirin Persik të dielën në mëngjes, duke synuar Katarin,...
09:06 | 12/07/2026