Konferenca e Donatorëve mbledh 6,5 miliardë dollarë për Ukrainën

5 Maj 2022 | 16:31

Konferenca e Donatorëve e mbajtur në Varshavë ka mbledhur rreth 6,5 miliardë dollarë për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës, në mënyrë që të përballet me pasojat ekonomike dhe humanitare të pushtimit rus.

Shifrën e bëri të ditur kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki pas përfundimit të Konferencës, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Konferenca u organizua nga Polonia dhe Suedia, në bashkëpunim me Presidentët e Komisionit Evuropian dhe Këshillit Europian.

Vende si Franca, Finlanda, Republika Çeke, Kroacia dhe të tjera premtuan miliona euro për të mbështetur përpjekjet humanitare dhe ushtarake në Ukrainë.

Komisioni Europian gjithashtu premtoi 200 milionë euro ndihmë për personat e zhvendosur në Ukrainë.

Ukraina ka marrë më shumë se 12 miliardë dollarë ndihma në armë por edhe financiare që nga prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, sipas kryeministrit të vendit, Denys Shmyhal.

Ndërsa, Shqipëria dhuro 1 milion euro ndihmë për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve. Kryeministri Edi Rama u shpreh mirënjohës për praninë e vendit tonë në këtë Konferencë, edhe pse siç tha, është i vetëdijshëm për kontributin modest të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026