Konfindustria Shqiptare kërkon përmirësimin e gjendjes së rrugës dytësore Durrës-Tiranë

12 Korrik 2021 | 10:57

Bashkimi i ofruesve të shërbimeve, prodhimit dhe ndërtimit në Shqipëri, Konfindustria Shqiptare ka kërkuar të merren masa për përmirësimin e rrugës dytësore në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas dokumentit, më shumë se 70% e njësive industriale të kryeqytetit janë përqendruar në këtë zonë, ndërkohë që rruga në të dy anët e autostradës është shumë e dëmtuar.

Përveç aksidenteve të mundshme, ky segment rruge sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e kostove dhe shkatërrimin e mjedisit.

Konfindustria Shqiptare thotë se sistemi deri tani për mirëmbajtjen e rrugës ka dështuar, përfshirë këtu edhe një projekt i cili është financuar me kredi nga Banka Botërore.

Sipas tyre kostoja e lartë që paguajnë taksapaguesit dhe mirëmbajtja e rrugës nuk përputhen, situatë kjo që për Konfindustrinë cilësohet si shpërdorim dhe korrupsion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026