Konfiskohen mbi 4 mijë metra katrorë pa leje në qendër të Tiranës | 5 zhvillime

29 Shtator 2022 | 14:28
  • Rama: 4,646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës i kalojnë shtetit

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se 4,646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kanë kaluar shtetit me kontratë noteriale.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme.

Lexoni për më shumë: Rama: 4,646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës i kalojnë shtetit

  • Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Ka një listë të gjatë të individëve që nuk përfitojnë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se projektligji i amnistisë fiskale, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre individëve, të cilët nuk përfitojnë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ibrahimaj u shpreh se përmes kësaj liste, do të sigurohet që paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale, të mos amnistohen.

Ibrahimaj tha se çdo person i cili kërkon të amnistojë paratë, duhet të aplikojë duke bërë një plotësuar një format vetëdeklarimi.

Lexoni për më shumë: Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Ka një listë të gjatë të individëve që nuk përfitojnë

  • Amnistia fiskale, BE për Euronews Albania: Të shqetësuar për draftin aktual

Euronews Albania ka pyetur zyrën e Bashkimit Evropian, nëse ka ndryshuar qëndrim në lidhje me amnistinë fiskale.

Në përgjigje, thuhet se BE-ja ka ende shqetësime serioze për draftin aktual dhe se do të vijojnë konsultimet me qeverinë.

Lexoni për më shumë: Amnistia fiskale, BE për Euronews Albania: Të shqetësuar për draftin aktual

Flamuj të Bashkimit Evropian
  • Inskenim apo rrëmbim? Misteri për fatin e Ervis Martinajt

9 gushti është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.

Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

Lexoni për më shumë: Inskenim apo rrëmbim? Misteri për fatin e Ervis Martinajt

  • Prindërit protestë para Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit turk

Pas mbylljes së kolegjit ‘Mehmet Akif’, Ministria e Arsimit dhe Sportit dha urdhër në datën 15 shtator që të mbyllej edhe kopshti “Zubeyde Hanim”, pjesë e shoqërisë ‘Turgut Ozal Education’.

Prindërit, të cilët dërgonin fëmijët në këtë institucion, kanë kundërshtuar mbylljen e kopshtit duke thirrur një protestë ditën e sotme në orën 10:00 para Kryeministrisë.

Prindërit e cilësojnë si të padrejtë vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit.

Lexoni për më shumë: Prindërit protestë para Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit turk

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026