Konflikti FSHF-Bashkia e Tiranës mund të zgjidhej nga një gjykatë sportive, thotë avokati
Efraim Barak, avokat i së Drejtës Ndërkombëtare Sportive thotë se krijimi i një gjykate sportive do të ishte zgjidhje për konflikte të ngjashme me atë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës.
Barak, arbitër i CAS (Gjykatës së Arbritrazhit sportiv) dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ka vizituar Shqipërinë me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli për të ndihmuar në hartimin e rregullores për themelimin e Këshillit të Drejtësisë për Sportet.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, Barak tha se gjykatat sportive funksionojnë me një panel me tre arbitra ku secila palë përzgjedh një arbitër ndërsa një i tretë përzgjedhjet nga vetë gjykata.
“Në momentin që kjo gjykatë do të themelohet dhe sipas rekomandimeve që kam dhënë, besoj fort se do të ketë një gjykatë të paanshme dhe të pavarur”, tha ai.
Avokati Barak tha se gjykata sportive mund të ngrihet në një afat të afërt ndërsa rregullorja shtoi ai do të përfundojë brenda 1-2 muajve. “Sipas të gjitha synimeve shpresoj që të jetë gati brenda 2022”, tha ai.
Sipas tij Shqipërisë i nevojitet një gjykatë për çështjet sportive dhe ajo duhet të jetë e pavarur dhe të ofrojë vendime të paanshme në interes të palëve. Gjyqtarët që do të emërohet pjesë e saj duhet që të mos kenë konflikt interesi.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit