Konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias, Trump: Do të më duhet të bëj disa telefonata

10 Dhjetor 2025 | 07:42

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi ndërhyrjen e tij për të ndaluar një përshkallëzim të ri të konfliktit në kufirin Tajlandë-Kamboxhi.

Trump gjatë një fjalimi publik në Pensilvani tha se po planifikon të ndërhyjë për të ndaluar përshkallëzimin e ri të konfliktit në kufijtë tajlandezë dhe kamboxhianë, ku forcat e armatosura të të dy vendeve janë përfshirë në përleshje të përgjakshme me të paktën 11 të vdekur që nga e diela.

Presidenti amerikan theksoi se do t’i duhet të telefonojë udhëheqësit e dy vendeve.

“Do të më duhet të bëj telefonata nesër dhe të ndalojnë një luftë midis dy vendeve shumë të fuqishme, Tajlandës dhe Kamboxhias”, tha ai.

Trump kujtoi marrëveshjet e mëparshme të paqes, të cilat theksoi se ai ndihmoi të mbylleshin, përfshirë marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në fund të tetorit në Gaza, por që tani është shembur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026