Konklava më e kontestuar në histori, Papa që bleu votat dhe ndau Amerikën

8 Maj 2025 | 15:45

Në historinë e gjatë të Vatikanit, konklava e vitit 1492 mbetet një nga më të kontestuarat në histori, për shkak të akuzave për blerje votash nga një prej figurave më të fuqishme të kohës, Kardinalit Rodrigo Borja, i cili do të bëhej më pas Papa Aleksandri VI.

Sipas dëshmive historike, Borja, me origjinë nga Spanja, zhvilloi një fushatë të mirorganizuar për të siguruar fronin papnor, duke përdorur mjete financiare dhe premtime politike për të bindur kardinalët zgjedhës. Thuhet se ai ofroi kështjella, prona të mëdha toke dhe sasi të konsiderueshme argjendi në këmbim të votave, në një kohë kur ndikimi i mbretërive të mëdha si Franca dhe Spanja, si dhe i qyteteve të fuqishme italiane si Milano, Napoli, Gjenova e Venecia, ishte i theksuar në politikën e Kishës Katolike.

Konklava, e mbajtur për herë të parë në Kapelën Sistine në fillim të gushtit të vitit 1492 ishte pikërisht kur Kristofor Kolombi po nisej për udhëtimin e tij historik përtej Atlantikut. Kjo konklavë zgjati vetëm pesë ditë dhe përfundoi me zgjedhjen e Borjas si Papë.

Papati i Aleksandrit VI u shënua nga skandale dhe korrupsion, duke e shtyrë pasardhësin e tij, Papën Julius II, të miratonte rregulla të rrepta për të frenuar simoninë, praktikën e shitjes së privilegjeve kishtare. Por ndikimi i Aleksandrit VI nuk ishte i kufizuar vetëm brenda mureve të Vatikanit.

Në vitin 1493, Papa Aleksandri VI luajti një rol vendimtar në ndarjen e botës së sapo zbuluar midis dy fuqive koloniale më të mëdha të kohës. Me një dekret papnor, ai përcaktoi një vijë ndarëse imagjinare midis Polit të Veriut dhe Polit të Jugut, rreth 640 kilometra në perëndim të Kepit të Gjelbër. Sipas këtij dekretit, të gjitha tokat në perëndim të vijës i përkisnin Spanjës, ndërsa ato në lindje Portugalisë.

Kjo ndarje territoriale u formalizua më pas në Traktatin e Tordesillas, të nënshkruar më 7 qershor 1494 nga Spanja dhe Portugalia. Pasojat e këtij traktati ndihen ende sot: pothuajse e gjithë Amerika Latine u bë pjesë e Perandorisë Spanjolle, përveç Brazilit, i cili mbeti nën kontrollin portugez.

Konklavi i vitit 1492 është një nga shembujt më të fortë historikë të ndërthurjes së interesave politike, ekonomike dhe kishtare në zgjedhjen e një pape, një kujtesë se edhe në Kishën Katolike, vendimet më të rëndësishme nuk kanë qenë gjithmonë vetëm frymëzime hyjnore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026