Konkurrenca kineze ‘kërcënim’ për Europën, Macron takim me Biden

29 Nëntor 2022 | 11:41

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të pritet te enjten nga presidenti amerikan, Joe Biden në një vizitë të rrallë shtetërore, që synon të nxjerrë në pah miqësinë franko-amerikane dhe jo konkurrencën e ashpër ekonomike midis dy anëve të oqeanit.

Gjatë vizitës në Uashington, presidenti francez pritet të kërkojë mbështetjen amerikane për Europën që përballet me konkurrencën kineze.

Më shumë se një vit pasi Uashingtoni, Londra dhe Kanberra anuluan një kontratë të madhe franceze për nëndetëset, duke i çuar marrëdhëniet franko-amerikane në pikën më të ulët, të dy vendet pritet të shfaqin një tablo uniteti përballë kërcënimeve të përbashkëta nga Rusia dhe Kina.

Macron do të përpiqet të bindë Shtetet e Bashkuara se është në interesin e tyre që të mos i dobësojnë kompanitë evropiane në një kohë që aleatët perëndimorë po përballen me konkurrencë të fortë ekonomike nga Kina, e cila sipas tyre, përdor fuqinë e saj ekonomike si levë diplomatike.

Çështjet energjitike do të jenë gjithashtu në plan të parë në bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, me Francën që shpreson të nxisë bashkëpunimin për energjinë bërthamore.

Presidenti Macron dëshiron që Franca të ndërtojë më shumë reaktorë bërthamorë, ndërsa ajo po përpiqet të riparojë termocentralet e saj të vjetëruara.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026