Konstituimi i Kuvendit, Osmani: Nëse zvarritet çështja, do e dërgoj në Kushtetuese
Pas bisedimeve me liderët politikë, lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk e ka problem që bllokadën në Kuvend ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Por, ajo tha se këtë do ta shqyrtojë vetëm nëse procesi zvarritet edhe më shumë dhe po ashtu njoftoi se për këtë ka folur edhe me liderët partiakë në takimin e sotëm.
“Nëse kjo zvarritet shumë, janë disa opsione që vetë deputetët ta shfrytëzojnë. Deri tani AAK ka kontestuar një vendim, por që lidhet me formën e votimit jo domosdo me proceset tjera. Mënyra tjetër është që unë si presidente të shfrytëzoj prerogativat kushtetuese dhe t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Sot ajo çfarë kam shprehur para liderëve, që nëse do të kishte pajtim edhe nga ana e tyre, unë nuk kam ndonjë problem që ta dërgoj këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, nuk pat ndonjë kundërshtim nga asnjëri prej tyre. Megjithatë, ne do të presim nëse ditët në vijim do të rezultojnë me marrëveshje politike apo arritje të një marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit para se të procedojmë me diçka e tillë”.
Osmani tha se dialogu konstruktiv është i domosdoshëm për vendin, për institucionet, që të shihet dhe të ndihet nga qytetarët tonë, si dhe për imazhin e Kosovës.
Ajo tha se ka pasë një disponim minimal “që do të rritet me kalimin e kohës, që shpresoj të mos jetë e gjatë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës
- 11:16 Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)
- 11:07 Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë