English

Konsulli Omarov: Sot Rusia po na sulmon ne, nesër do të vijë radha juaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Sot Rusia po na sulmon ne, nesër do të vijë radha juaj”. Kështu u shpreh Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov në “Euronews Albania.”

- Advertisement -

Lidhur me kërkesën e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të mos lejuar turistët rusë në Shqipëri, Omarov deklaroi se çdo fitim nga tregtia me Rusinë rrjedh nga gjaku i ukrainasve.

Ndaj sipas tij, Shqipëria duhet të zgjedhë, ose të mbështesë Rusinë, ose të bëjë një zgjidhje tjetër që dëshiron.

“Duhet kuptuar se çdo cent, çdo dollar që fitohet nga kjo tregti rrjedh nga gjaku i ukriansave. Prandaj ju duhet të bëni një zgjedhje. Ose të mbështesni Rusinë që të ushqeni makinën e saj luftarake, ose bëni një zgjedhje tjetër që dëshironi. Sot ata na luftojnë neve, nesër do vijë rradha juaj”, tha ai.

Omarov ka treguar se cilat janë zonat në të cilat aktualisht po zhvillohen luftime ndërmjet forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Ai tha se Harkovi, Donbasi, Luhansku janë zonat në të cilat po kryhen veprimet luftarake si dhe disa qytete në jug si Zaporozhia, Nikollajev, Kerson dhe Odesa.

Sipas tij, në portin jugor të Odesës deri më tani ka pasur vetëm bombardime nga ana e forcave ruse.

Omarov shtoi se kryeqyteti Kiev paraqitet më i sigurt dhe u shpreh i bindur se ukrainasit do të kthehen në shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×