“Kontakte të drejtpërdrejta”, Macron tregon marrëdhënien me Putin
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ka kontakte të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin, ku nuk mungojnë edhe bisedat e njëpasnjëshme.
“Unë mbaj gjithmonë bisedime të rregullta dhe kontakte të drejtpërdrejta me Presidentin Putin, sepse besoj se kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar ndërveprimin e mbajtjes së një kanali të drejtpërdrejtë. Izolimi është gjëja më e keqe, veçanërisht për një lider si ai”, u shpreh Macron gjatë një interviste.
Ai shprehu mendimin se më 24 shkurt, kur Rusia vendosi të nisë një luftë në Ukrainë, bëri një gabim të madh, së pari sepse nuk respektoi të drejtën ndërkombëtare dhe shkeli të gjitha parimet, dhe së dyti sepse “ndoshta ka bërë shumë gabime në vlerësimin për kapacitetet e Ukrainës”.
Duke qenë se lufta në Ukrainë shkaktoi një rritje të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, në përgjigje të pyetjes se sa mund të zgjasë mbështetja e hapur e Perëndimit për Ukrainën, Macron tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që “evropianët, amerikanët dhe numri maksimal i vendeve në këtë botë mbështesin Ukrainën.”
Duke folur për marrëdhëniet SHBA-Evropë, Macron tha se administrata aktuale amerikane dhe presidenti Joseph Biden janë personalisht të lidhur me Evropën, por kur shikon situatën e sotme, ka një desinkronizim të marrëdhënieve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Koha për krishtlindje, qytetet italiane mirëpresin qytetarë e turistë
- Çmim kufizues naftës ruse, vendet e BE-së arrijnë marrëveshjen, kostoja 60$ për fuçi
- Putin nuk pranon kushtet/ Pas SHBA, edhe Gjermania përpiqet të bindë Putin
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar