Kontrabandë nga Rusia, sekuestrohet anija me mijëra tonë naftë në Durrës

Cisterna me nafte
1 Mars 2023 | 18:28

Policia ka arrestuar në portin e Durrësit, shtetasin rus Alexey Smaznov, kapiteni i cisternës ku u gjet një sasi prej rreth 24 500 tonë naftë e kontrabanduar.

Burime nga agjencia detare kanë konfirmuar për Euronews Albania se është vendosur gjithashtu nën sekuestro cisterna me flamur liberian.

Në vendimin e siguruar shkruhet se “më datë 19 shkurt 2023, nga kontrollet e ushtruara në anije, si dhe nga kontrolli i dokumentacionit, ka rezultuar se nuk dihet origjina e kësaj nafte dhe dyshohet se është naftë me prejardhje ruse”.

Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 24500 tonë naftë 10 ppm.

Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo, konkretisht Rusia dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, më datë 20 u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Pas 8 ditësh të bllokuar 6000 milje larg portit, ekzekutimi i urdhrit të prokurorit u bë sot për shkak të kohës së keqe, që prej ditësh kishte përfshirë gjirin e Durrësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier. Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë...
15:17 | 05/07/2026