Kontrabandoi mallra pa paguar detyrimet doganore, arrestohet 28-vjeçari
Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka goditur një rast të tentativës për kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akcizë, duke arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale R. S., 28 vjeç, banues në Kukës.
Ai u kap në dalje të Republikës së Shqipërisë, kur gjatë kontrollit të detajuar të furgonit të tij, u gjetën 177 steka me cigare të fshehura, të cilat ai kishte përpjekur t’i kalonte pa paguar detyrimet doganore.
Pas kontrollit, stekat e cigareve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me furgonin që u përdor për transportin e mallrave të paligjshme.
I arrestuari është akuzuar për “Kontrabandën me mallra për të cilat paguhet akcizë”, dhe po merret në pyetje për të zbardhur më shumë detaje lidhur me operacionin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta