Kontrollet ndaj bizneseve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vendos 288 masa administrative

19 Qershor 2020 | 05:44

Mbi 70 mijë inspektime ka kryer Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa gjatë ditëve të fundit kontrollet janë intensifikuar për shkak të rritjes së numrit të të prekurve.

“Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë gjithë kësaj periudhe ka kryer 74 400 inspektime dhe monitorime në të gjitha subjektet. Duke filluar që nga subjektet të cilat merren me tregtimin, prodhimin, shpërndarjen e produkteve ushqimore në të gjitha institucionet publike dhe jo publike. 

Më pas dhe në të gjitha subjektet tregtare”, tha Vjollca Braho, drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Sipas drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka pasur një ndërgjegjësim që në fillim sa i përket protokolleve që janë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ajo thekson se kujdesi është shtuar nga bizneset gjatë ditëve të fundit, ndërsa ata që kanë shkelur rregullat janë gjobitur.

“Mund të them që në total, që kur ka filluar pandemia, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 288 masa administrative, ndërsa vetëm brenda kësaj jave kemi vendosur 84 masa administrative, ku futen gjobat që i janë vendosur subjekteve për mosrealizim të pjesshëm të protokolleve që janë të miratuara dhe të përcaktuara për t’u realizuar nga ana e tyre, ndërsa 12 subjekteve ua kemi mbyllur aktivitetin pjesërisht ose në mënyrë të plotë”, shtoi znj. Braho.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor shprehet se masa administrative më të larta janë vendosur ndaj supermarketeve, dyqaneve, furrave të bukës, fasonerive dhe ndaj ‘call center-ave’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026