Kopshti ku humbi jetën 3-vjeçari në Fier mund të mbyllet, sipas zv. ministres së Arsimit
Një fëmijë tre vjeç ka humbur jetën në kopshtin privat “Flatrat e dijes” në Fier, me datë 7 janar të këtij viti.
Ky kopsht do të mbyllet ose aktiviteti i tij do të pezullohet, në bazë të përfundimeve të Prokurorisë ku ngjarja po hetohet aktualisht, sipas zv. ministres së Arsimit.
Shkaqet e vdekjes mbeten ende mister, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Familjarët akuzojnë personelin në kopshtin privat, personel që pavarësisht se kanë deklaruar se janë të hapur për transparencë, nuk iu përgjigjen gazetarëve të Euronews Albania.
Mirëpo në ambientet e këtij kopshti ka ende fëmijë, dhe puna vijon normalisht pavarësisht ngjarjes tragjike.
Zv. ministrja e Arsimit, Nina Guga thotë se pritet përgjigja e Prokurorisë për të parë nëse kopshti “Flatrat e dijes” do të mbyllet, apo do të pezullohet.
“Çdo vendim i bazuar mbi gjetjet e prokurorisë do të ketë ose mbyllje të kopshtit, ose pezullim të licencës”, tha zv. ministrja e Arsimit në studion e “Sot”.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit