Kopshti zoologjik kinez mohon se arinjtë e tij janë ‘të rremë’: Nuk janë njerëz

31 Korrik 2023 | 22:00

Një kopsht zoologjik në Kinë ka mohuar akuzat se disa nga arinjtë e ekspozuar në kafaze janë në të vërtetë njerëz me kostume, pasi fotot e kafshëve që qëndrojnë në këmbë me këmbë të holla si njeriu vërshuan në mediat sociale.

Kopshti zoologjik Hangzhou tha se arinjtë malajanë janë më të vegjël se arinjtë e tjerë dhe duken ndryshe, por këmbënguli se ata janë të vërtetë, raporton Sky News, duke shtuar se një punonjës i kopshtit zoologjik i tha atij se vizitat u organizuan sot për gazetarët për të parë arinjtë.

Përdoruesit e rrjetit kanë vënë në pikëpyetje nëse arinjtë e kopshtit zoologjik janë të vërtetë pasi u publikuan fotot që tregonin njërin duke qëndruar drejt në këmbët e tij të pasme të holla.

“Për shkak të mënyrës se si ata qëndrojnë, disa njerëz në internet po pyesin nëse janë ‘njerëz të maskuar'”, sipas Hangzhou Daily të Kinës.

Arinjtë malajanë janë rreth madhësisë së qenve të mëdhenj, duke qëndruar maksimalisht 1.3 metra të gjatë në këmbët e tyre të pasme, krahasuar me 2.8 metra tipike për specie të tjera, tha kopshti zoologjik në një deklaratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026