Korça dhe Vlora më pak lindje, më pak se një fëmijë për grua

8 Janar 2024 | 17:08

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishit më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi.

Ndërkohë, në rang kombëtar të dhënat tregtojnë se norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015.

Këto të dhëna tregojnë se gratë çdo vit po lindin më pak fëmijë, ndërkohë një rritje ka pësuar mosha mesatare e tyre, nga 28,6 në vitin 2018 në 29,5 në vitin 2022.

Ndërkohë Lezha, Kukësi dhe Dibra kanë shënuar rritje sa i takon lindjeve. Në qarkun e Kukësit 100 gra në moshë riprodhimi lindën mbi 215 fëmijë në vitin 2022, në Dibër lindën 197 fëmijë.

Ndërkohë, 100 gra në moshë riprodhimi në qarkun Vlorës lindën vetëm 88 fëmijë dhe në atë Korçës lindën 91 fëmijë më 2022.

Ekonomia është faktori kryesor, që ndikon në lindjen e fëmijëve, pasuar nga rritja e moshës së martesës, por dhe synime të tjera, si ndjekja e karrierës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026