Korça zgjohet me borë dhe temperatura nën zero

3 Prill 2022 | 09:49

Në qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Në lartësitë mbi 900 metra ka pasur reshje bore me shtrirje në gjithë akset rrugore.

Trashësia e dëborës varion nga 5 cm-20 cm. Reshjet kanë sjellë ulje të konsiderueshme të temperaturave deri ne -3 gradë celsius.

Gjatë natës është punuar nga kontraktorët për mirëmbajtje dimërore me pastrime dhe kriposje të rrugës. 6 borëpastruese janë angazhuar për të mbajtur të hapura rrugët.

“Qarkullimi i mjeteve ne akset rrugore nacionale dhe turistike si: Korçë – Ersekë – Leskovik; Korçë – Dardhë; Korçë – Voskopojë , kryhet pa probleme”, raporton gazetari i Euronews Albania në Qarkun Korçë, Xhensil Shkëmbi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026